Dhunon dhe kërcënon motrën, arrestohet 35-vjeçari në Dibër

67

Policia e Dibrës ka arrestuar një 35-vjeçar, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij dhe e ka kërcënuar atë.

Në Dibër kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për “Dhunë në familje”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi i shtetasit K. LL., 35 vjeç, banues në Klos, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij dhe e ka kërcënuar atë, duke shkelur detyrimet e përcaktuara në urdhrin e mbrojtjes që kishte ajo.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.