Dialekti/ Akuzat e Shahinit ndaj opozitës, Paloka: Ishte që në ditën e parë në shërbim të dashnorit politik të Vuçiç

72

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas deklaratave për sulme për shkak të dialektit bërë nga ish Ministrja e Arsimit Besa Shahini.

Sipas Palokës, Shahini dhe Cakaj, do të përdoreshin nga Rama, për të krijuar përçarje dhe mundësisht urrejtje midis shqiptarëve, në Shqipëri dhe Kosovë, por që nuk ka arritën qëllimit

Postimi i plotë:

Shoh qe vazhdojne reagimet ndaj ish- ministres se arsimit qe u largua diten e fillimit te shkolles, per deklaraten e saj se qenka sulmuar nga opozita per shkak te dialektit! Lodheni kot duke dhene argumenta per te kunderten. Ajo ishte qe diten e pare ne sherbim te shefit te saj Rama, dashnorit politik te Vucicit…

Une kam bere nje status kohe me pare per te dy personazhet nga Kosova qe Rama i futi ne qeveri duke marre rolin gjoja si “luftetar i bashkimit” po ne fakt me qellim krejt te kundert. Keta dy personazhe do perdoreshin pikerisht per te nxitur percarjen dhe  mundesisht urrejtje midis shqiptareve ketej dhe andej kufirit.

E perdori kete strategji UDB-ja menjehere pas daljes se Shqiperise nga izolimi duke leshuar ketej bashke me qytetaret e ndershem e patriot te Kosoves dhe agjent shqipfoles qe kishin vetem nje detyre; me aktet e tyre , te ngjallnin urrejtjen e shqiptareve te Shqiperise per ata te Kosoves.

Asgje me shume nuk beri dashnori politik i Vucicit me Shahinin e Caken. E ketu nuk kam marre per baze akuzat qe erdhen nga Kosova per lidhjet direkte te familjes se saj me UDB, por veprimet e dy ministrave te Rames qe ai kujdesej vete te kujtonte se jane nga Kosova, sa here ata benin ndonje zullum…

Edhe deklarata e fundit e Shahinit se gjoja ate e sulmonin se ishte kosovare, eshte vetem ne sherbim te ketij misioni .

Sic deshtoi UDB ne ‘90, ashtu do deshtoje dhe tani me sherbetoret e fundit qe u perpoqen boll po  nuk arriten te ndajne Kosoven e nuk do arrijne kurre te armiqesojne shqiptaret mes njeri tjetrit.-shkruan Paloka