Dibranit i ikën mendja, merr kallashin për të vrarë gruan

157

Policia e Dibrës njofton se ka vënë në pranga një 46-vjeçar, i cili me armë ka kërcënuar gruan e tij.

Ka qenë ndërhyrja e policisë, që ka shmangur përshkallëzimin e kësaj ngjarje, që mund të sillte edhe ndonjë ngjarje tragjike.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër pas informacione të marra se një shtetas ushtronte dhunë në familje, kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë e profesionale kanë bërë të mundur parandalimin dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. P., u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik dhe disa fishek, më të cilën kishte kanosur për vrasje bashkëshorten e tij”, bën me dije policia.