Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Evis Kushi çel konkursin online të pikturës

74

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi, përmes rrjeteve sociale ka përcjellë urimin e saj këtë të diel të 21 shkurtit, datë e cila është caktuar nga UNESCO si Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare.

Gjithashtu Kushi bën me dije se është hapur konkursi online i pikturës i titulluar për “Mësuesin e Sakrificës”.

Pikturat do të publikohen më 1 mars, ndërsa ajo që do të marrë më shumë pëlqime në secilin album, do të jetë fituesja.

Postimi i plotë:

Nxënës të dashur!

Dita e Mësuesit është afër, prandaj për të tretin vit radhazi shpallim të hapur konkursin e pikturës në rrjete sociale. Edhe pse në një vit të vështirë për të gjithë, mësuesit tanë kanë qenë me përkushtim në krye të detyrës, duke mos u kursyer në asnjë moment dhe duke u bërë heronjtë e shkollave tona.

Mirëpresim pikturat tuaja për “Mësuesin e Sakrificës”, si një dhuratë dhe vlerësim për mësuesin tuaj në këtë 7 Mars. Na dërgoni foton e pikturës suaj, në adresën e e-mailit media@arsimi.gov.al deri më datë 25 shkurt, 2021 (ora 20:00) bashkë me të dhënat tuaja kryesore në titull (emër, mbiemër, klasa, shkolla, qyteti).

Pas përzgjedhjes së pikturave tuaja nga një juri profesioniste, nga data 1 mars do të publikojmë në këtë faqe Facebook 3 albume të ndryshme, në të cilat do të përfshihen fotot e pikturave të ndara sipas cikleve (arsim fillor, arsimi i mesëm i ulët, arsim i mesëm i lartë).

Piktura që do të marrë më shumë pëlqime në secilin album do të jetë edhe fituesja.

Mbarësi të gjithëve dhe shumë suksese në vijim!  -shkruan Kushi

©Copyright Descript.al

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.