Dita Përkujtimore e Holokaustit/ Papa Françesku: I frikësohem shumë një shfarosjeje tjetër

63

Në Ditën Përkujtimore të Holokaustit, Papa Françesku ka paralajmëruar se ideologjitë e deformuara mund t’i hapin rrugën një shfarosjeje masive.

Papa mbajti një fjalim ditën e sotme, në përkujtim të gjenocidit të miliona hebrenjve dhe viktimave të tjera të nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Të kujtosh është shprehje e humanizmit. Përkujtimi është një shenjë e civilizimit. Të kujtosh është kusht për një të ardhme më të mirë të paqes dhe vëllazërisë.”, u shpreh Papa.

Gjithashtu, Papa Françesku paralajmëroi se i frikësohet shumë një shfarosjeje të dytë, që mund të ndodhë shumë shpejt.

Sot regjistrohet 76-vjetori i çlirimit të Auschëitz-Birkenau, kampit më të madh nazist të vdekjes, shkruan TheSun.

/Descript.al/