Ditët e fundit të shtatzënisë, Sara qenka më e frymëzuar se kurrë për të bërë humor

61

Sara Hoxha, partnerja e Ledri Vulës, është tashmë në ditët e fundit të shtatzënisë së saj. Vogëlushja e çiftit pritet të vijë në jetë nga momenti në moment. Këto ditë duken akoma më të gjata se vetë 9 muajt e shtatzënisë për çiftin, por Sara ka vendosur t’i kalojë ato duke bërë “rrengje” e duke bërë shaka me veten.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxha)

Dy ditë më parë Sara i bëri një lojë Ledrit, duke u shtirur sikur ishte gati të sillte vajzën e saj në jetë. Pas videos të ëmbël e cila shkaktoi mjaft të qeshura në rrjet, Sara ka postuar një InstaStory, me një efekt që i ka fryrë fytyrën.

Duke simbolizuar kështu fryrjen nga shtatzënia me anë të efektit, Sara shkruan me shaka: “Kur do të vijë ajo ditë që do të ç’fryhem?” Epo kaq me sportivitet sa Sara, nuk kemi parë ndonjë personazh tjetër gjatë ditëve të fundit të pritjes së ëmbël.

/Descript.al/