Djemtë bëjnë për spital nënën e tyre, pasi e rrahën me biçikletë

177

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Gjakovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjakovë, dy djemtë e kanë rrahur nënën e tyre me biçikletë.

Nëna ka pësuar lëndime në trup dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Ndërkaq, të dy djemtë e saj janë arrestuar nga policia.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi kanë sulmuar me biçikletë nënën e tyre viktimën femër kosovare të cilës i kanë shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka marrë trajtim mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.