‘Do heqim moratoriumin për gjuetinë’/Braçe: Lylëzim, ti dhe llumi yt, harrojeni se mund të gjuani me çifte në Divjakë

Braçe thotë se Basha duhet ta harrojë se ai mund të rikthejë gjuetinë në Divjakë.

246

Zëvendëskryeministri Erion Braçe i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha i cili deklaroi disa ditë më parë se kur të vijë në pushtet do të heqë moratoriumin e gjuetisë.

Përmes një postimi të publikuar në rrjetin e tij social, Braçe thotë se Basha duhet ta harrojë se ai mund të rikthejë gjuetinë në Divjakë.

Zëvendëskryeministri shkruan se për shkak të PD dhe llumit që ka nga pas kanë lejuar gjuetinë që çuan në zhdukjen e pelikanit unik, flamingot e çdo shpend të gjallë. Ndërsa shton se Divjaka është zonë e mbrojtur nga konventa Ramsar dhe kështu do të jetë përjetë!

“Gjueti në Divjakë, nuk do këtë më kurrë! Harroje Lylëzim! Ta harrosh ti dhe gjithë llumi yt nga Peqini, Rrogozhina, Kavaja, Lushnja, Fieri, Ballshi, Berati! Lylëzim të vish në Divjake me ushtrinë e llumit e t’u japësh leje për të gjuajtur me çifte e çdo armë është jo vetëm çmenduri, por nëse ndodh do jetë krimi më i madh ndaj Divjakës. Rikthimin në të njëjtin krim që zhduku nga Divjaka pelikanin unik, flamingot e çdo shpend të gjallë! Hajduti hipotekës nga Lushnja që ta kërkoj ketë, as ka për të hyre dot në Divjakë, jo më të gjuaj me pushkë këtu! Mbaje mend këtë që po të them! Divjaka është zonë e mbrojtur nga konventa Ramsar dhe kështu do të jetë përjetë! Ti s’do rrosh aq, Divjaka do jetë”, shkruan Braçe.