Do paraqiteni në komisionin hetimor? Meta nga KMSH: Të vazhdojmë festën, mbarësi të gjithëve

82

Presidenti i vendit Ilir Meta, vizitoi ditën e sotme Komitetin Mysliman me rastin e Fiter Bajramit nga ku uroi të gjithë besimtarët dhe qytetarët e Shqipërisë

“Ishte kënaqësi për të uruar sot vëllezërit e komitetit tonë mysliman me rastin e festës së Fiter Bajramit, duke uruar të gjithë besimtarët, por edhe qytetarët shqiptarë, për të vlerësuar sakrificat e tyre, sidomos gjatë kësaj periudhe të vështirë, edhe për shkak të pandemisë.

Shprehim mirënjohje edhe për ndihmat që ata kanë dhënë për të sëmurët, të varfrit. Urojmë që këto sakrifica të na frymëzojnë të gjithëve për një shoqëri më solidare, më të drejtë, më njerëzore, më të bashkuar dhe më në paqe”, tha Meta.

I pyetur nga gazetarët nëse do t’i përgjigjet ftesës që ka marrë nga Komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit më 18 maj, a do të shkojë në këtë komision, Meta tha: “Të vazhdojmë festën dhe mbarësi e gëzime të gjithëve.”

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.