“Do të ndihmojmë Greqinë të shërojë plagët”/ Presidenti Erdogan thyen akullin dhe falenderon kryeministrin Mitsotakis

193

Pas reagimit publik dhe mesazhit që kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i dërgoi presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, ka ardhur dhe replika e këtij të fundit.

Erdogan u shpreh se solidarizohet me Greqinë dhe do të jetë gjithmonë e gatshme për ndihmë.

Mesazhi në Twitter i Erdogan:

“Faleminderit z. Kryeministër. Unë i shpreh ngushëllimet e mia gjithë Greqisë, në emrin tim dhe të popullit turk. Turqia gjithashtu është gjithmonë e gatshme të ndihmojë Greqinë të shërojë plagët e saj. Që dy fqinjët të solidarizohen në kohë të vështira është më e vlefshme se shumë gjëra në jetë.”

/descript.al/