“Do t‘heqim qafe me gjithë familje”/ Zbardhet vrasja e Ilir Rexhepit, Artan Hoxha: E tradhtoi plaga në mjekër, u pagua…

540

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur një pjesë të dosjes së vrasjës së biznesmenit Ilir Rexhepi, të njohur ndryshe si vëllai i Dodës së Elbasanit (Roland Rexhepi, ish-agjent i antidrogës), i vrarë më 30 dhjetor të vitit 2011.

Hoxha u shpreh se sipas dosjes së Prokurorisë, vrasësi i Rexhepit është Geni (Mihal) Toshi, ndërsa bashkëpunëtor i tij, Anastas Çollaku.

Hoxha shtoi se në dosje theksohet se Toshi ishte personi që e vrau biznesmenin, ndërsa Collaku ishte shofer në drejtimin e makinës me ngjyrë të bardhë të marrë me qira. Gazetari shtoi se gjatë ekzekutimit, Toshi u plagos në mjekër dhe arriti që të largohet me shpejtësi, por pas la gjurmën e gjakut.

Pas plagosjes me ndihmën e Collakut, Toshi fillimisht ndaloi në Peqin ku mori ndihmën e parë më pas iku në Roskovec për të qëndruar disa ditë te Ilir Shabani dhe më pas drejt Korçës, por analiza e AND-së nga gjaku i gjetur në vendin ku u vra Rexhepi zbuloi identitetin e Toshit. Artan Hoxha shtoi më tej se vrasjen e Ilir Rexhepit sipas hetimeve rezulton se e ka porositur një grup i njohur kriminal në qytetin e Elbasanit. Sipas tij, grupi kriminal fillimisht ofroi 50 mijë euro, më pas edhe 30 mijë të tjera pas krimit për autorin e vrasjes dhe bashkëpunëtorin e tij.

Vrasësit janë paguar 50 mijë euro, u tregua bujar dhe si shpërblim dha edhe 30 mijë euro shtesë, dmth 80 mijë euro, plus ndihmë për vëllanë e Geni Toshit, Damiano Toshi i dënuar me burgim përjetë dhe gjyqin e transferuar në Elbasan për arsye se familja që porositi vrasjen e Rexhepit kishte ndikim të fortë te prokuroria dhe gjykata e Elbasanit. Pak kohë pas vrasjes dhe shpërblimit që mori, Toshi i kërkoi grupit kriminal që pagoi për ekzekutimin e Rexhepit, 50 mijë euro. Shumën Toshi e kërkoi përmes një tjetër personi të identifikuar si ‘B’, por grupi kriminal nuk pranoi që t’ia jepte dhe për këtë arsye u prishën. Toshi kërkon takim me kreun e grupit kriminal, por ky i fundit e drejtoi tek ‘B’ dhe takimi u bë në Selanik. Toshi kërcënoi se do të bashkëpunonte me drejtësinë nëse grupi kriminal nuk i jepte 1 milion euro. Por grupi kriminal e kërcënoi. “Ne do të paguajmë 2 milionë euro në prokurori dhe gjykatë për ta mbyllur këtë problem dhe ty do të vrasim të gjithë familjen. Geni Toshi e ka filmuar këtë takim me një kamer trupi, të cilën e zotëron,”- tha Hoxha për Abc News.