“Do vras veten nëse nuk kalon natën me mua”/ Kjo është 26-vjeçarja që abuzoi seksualisht me vajzën e mitur

1322

Kjo është fotoja e Anxhela Shulit, vajzës 26-vjeçare nga Gramshi, e cila u arrestua me akuzën “Kryerje e marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitura”.

Shuli akuzohet se ka mashtruar një vajzë 15-vjeçare, e cila studionte në një shkollë 9-vjeçare në Vorë, dhe e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me të, në banesën e saj në “Rrugën e Elbasanit”.

Në dosjen e siguruar nga Ora News, dy vajzat kanë shkëmbyer biseda erotike me njëra-tjetrën në “What’s App”, ku Anxhela e kërcënon se do të vrasë veten, nëse nuk kryen marrëdhënie me të:

…unë të dua ty, unë do të vras veten nëse ti nuk pranon, të kalosh natën me mua…”.

E mitura ka rrëfyer në Polici se si është njohur me Anxhela Shulin:

“…rreth muajit Shtator, jam bërë pjesë e një grupi në rrjetin social “Whats App”, ku më ka ftuar një shok i imi. Kam qenë një ditë në këtë grup dhe më pas kam dalë, pasi kishte persona të panjohur…pasi dola nga grupi, kam marrë disa mesazhe private në aplikacion me një vajzë që ishte pjesë e grupit dhe që quhej Anxhela Shuli…

Pas shumë bisedash, vajzat kanë lënë takim në muajin nëntor të vitit të kaluar në Tiranë. Kur Anxhela ka tentuar ta puthë, e mitura ka refuzuar.

…gjatë kësaj periudhe Anxhela më shkruante në telefon, se nëse unë do ta lija apo të vijoja ta refuzoja për ta takuar,ajo do ta vriste veten…”, ka thënë 15-vjeçarja.

Duke qenë se i vinte keq për Anxhelën, e mitura ka treguar se i ka shkuar asaj në banesë, ku nën një presion të madh psikologjik, ka kryer marrëdhënie seksuale me detyrim.

15-vjeçarja ka rrëfyer se nuk ka shkuar në shkollë si pasojë e tronditjes së madhe që ka pësuar.

/Descript.al/