‘Dola negative në testin e fundit’ / Ministrja Denaj shërohet nga Covid-19, ka një apel të fortë për qytetarët

99

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka fituar betejën e saj me Covid-19.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja bën të ditur se është shëruar nga virusi i rrezikshëm, pasi ka rezultuar negativ në testin e kryer.

Denaj fton qytetarët që te kenë besim tek mjekët e familjes, pasi sipas saj vetëm ata mund t’ju gjenden pranë në momentet e vështira.

Postimi i ministres Denaj:

“Të dashur miq, Dua të ndaj me ju rezultatin negativ në testimin e fundit ndaj Covid-19.

Ftoj të gjithë të kemi besim të plotë tek mjekët tanë të familjes sepse janë të vetmit që mund të na gjenden pranë në momente të vështira.

Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë me mesazhet tuaja inkurajuese”, shkruan në reagimin e saj ministrja Denaj.

(Descript.al)