Donald Trump s’do t’ia dijë për rezultatin e zgjedhjeve, kërkon bashkëpunim afatgjatë me anëtarët e G20

71

Donald Trump vazhdon të mos pranojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale dhe këtë e ka vërtetuar më së miri teksa u është drejtuar udhëheqësve botërorë në samitin e G20 duke thënë se do të punojë me ta përsëri për një kohë të gjatë.

Mbledhja e liderëve të ekonomive të mëdha botërore po mbahet online këtë vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe mund të ishte rasti perfekt që Trump t’u jepte lamtumirë kolegëve dhe të zotohej për mbështetje në betejën kundër Covid-19.

Por ai ka bërë komplet të kundërtën, duke thënë se pret me padurim “dekadën e jashtëzakonshme” dhe pret të punojë me ta përsëri për një kohë të gjatë, shkruan TheGuardian.

Ai vazhdoi të mburrej për ekonominë dhe ushtrinë amerikane dhe përsëriti pretendimet se operacioni i shkatërrimit të qeverisë amerikane ishte prapa dy vaksinave të suksesshme të koronavirusit.

Shumica e udhëheqësve në komentet e tyre mbi pandeminë, përmendën Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe ACT Accelerator, i cili synon të shpejtojë trajtimin e vaksinat kundër Covid-19 dhe të sigurojë shpërndarje të drejtë globale.

Trump, i cili nxori SHBA-në nga OBSH, nuk përmendi asnjërën organizatë. Ai gjithashtu tha se Amerika do të siguronte që nevojat e brendshme të plotësohen përpara se të punonte për marrjen e vaksinave në pjesën tjetër të botës.

Takimi i nivelit të lartë të G20 po mbahet nga Arabia Saudite, e cila shpreson ta përdorte këtë status për të rregulluar imazhin e Princit të Kurorës, Mohammed bin Salman, pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.

/descript.al/