Doni të jetoni shëndetshëm? Ja çfarë nuk duhet të bëni pasi jeni ushqyer

103

Rutina e përditshme, stili i jetesës dhe angazhimet e shumta mund të jenë pengesa kryesore për një jetë të shëndetshme, prandaj secili duhet të përpiqet me doemos që të zbatojë disa ‘rregulla’ të domosdoshme në mënyrë që trupi të funksionojë në mënyrën e duhur.

1.Shmangni konsumimin e çajit pasi keni ngrënë

Studimet tregojnë se kjo pije ndërhyn në asimilimin e hekurit, një mineral i cili luan një rol të rëndësishëm në trupin e njeriut. Për këtë arsye, fëmijët, gratë shtatzëna dhe njerëzit që vuajnë nga mungesa e hekurit duhet të shmangin pirjen e çaji deri në një orë pasi keni ngrënë.

2.Nuk duhet të bëni dush menjëherë

Koha më e mirë për të bërë dush, është pas 30 minutash që keni ngrënë.

  1. Nuk këshillohet të vraponi menjëherë

Është mirë që të dilni për ushtrime vetëm dy orë pasi keni ngrënë.

  1. Mos pini duhan pasi keni konsumuar ushqim

Konsumoni duhan të paktën 20 minuta pasi keni ngrënë.

5.Mos flini direkt pasi keni ngrënë

Kjo shkakton urth dhe aciditet të lartë. Sipas ekspertëve, duhet të flihet dy orë pasi keni ngrënë. Ngarkesa në një stomak të plotë mund të çojë në siklet, të përziera dhe pasoja më të rënda si rritja e rrezikut të trumave.