Drejtuesi i JOQ Albania sfidon të ftohtin duke u futur në liqen: Mënyra më e mirë për të zbythur virusin

121

Stuhia Filomena ka mbërritur në vendin tonë duke bërë që Shqipëria të “ngrijë” nga i ftohti dhe reshjet e dëborës.

Bora ka zbardhur një pjesë të vendit dhe përveç vështirësive që ka sjellë kjo gjë, nga ana tjetër pamjet e ofruara kanë qenë spektakolare.

Ndërkohë teksa temperaturat shkojnë nën disa gradë minus, për drejtuesin e JOQ Albania, Gentjan Çekeli, kjo gjë është thjesht çështje numrash.

Ai është futur të lahet në një liqen malor në Malin me Gropa, ku nga përllogaritjet temperaturat aty shkojnë deri në -10 gradë Celsius.

”Ka llafe që në Tiranë bën ftohtë, por këtej është koha perfekte për të notuar”, shkruan në profilin e tij në Instagram Çekeli. JOQ Albania sfidon të ftohtin duke u futur në liqen: Mënyra më e mirë për të zbythur virusin