“Dua të di si është gjumi”, Sara Hoxha ndan publikisht vështirësitë pas u bë nënë dhe ‘thumbon’ Ledrin

269

Këngëtari i njohur shqiptar, Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha u bënë prindër ë një vajze pak muaj më parë. Ata ndanë lajmin me ndjekësit dhe fansat në rrjete sociale, ndërkohë që kanë vendosur që portretin e Poem Blu Vula mos ta mbajnë të fshehur.

Këtë periudhë çifti kanë ndarë momente me vogëlushen në platformat online, ndërsa së fundi Sara ka treguar se nuk fle mjaftueshëm, për shkak të kujdesit që duhet të tregojë ndaj bebushes.

“Dua të di si është gjumi. Të jesh mami është mrekulli, por ndonjëherë seç të vjen një dëshirë të jesh babi” shkruhet në fotot ku Sara ka etiketuar Ledrin, duke i ‘kërkuar’ me shaka që të dy të ndërrojnë vendet.

 

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.