Duhet të paraqesin test PCR shqiptarët që shkojnë në Kosovë?

42

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka deklaruar se qytetarët nga Shqipëria të cilët vijnë në Kosovë nuk kanë nevojë të paraqesin një test PCR.

Gjithashtu, e njëjta gjë vlen edhe për  qytetarët e Kosovës të cilët vizitojnë Shqipërinë, nuk do të kenë nevojë të paraqesin test PCR për të hyrë në territorin e Shqipërisë.

“Në bazë të reciprocitetit, lëvizja e qytetarëve do të jetë siç ka qenë edhe më parë. Pra qytetarët si të Kosovës ashtu edhe të Shqipërisë nuk do të kenë nevojë të paraqesin test PCR për të hyrë në të dyja këto shtete”, ka thënë Minxhozi.

Qeveria e Kosovës të hënën mori masa të reja kundër përhapjes së COVID-19. Prej sot do të ketë orë policore nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

Masat e reja për t’u mbrojtur nga COVID-19 do të zgjasin deri më 18 prill.