Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ku një 51-vjeçar është denoncuar, për vepra të turpshme me një vajzë 8-vjeçare.
Denoncimi është bërë nga nëna e vajzës, teksa autori i dyshuar i identifikuar me inicialet A.M është fqinji i tyre.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:
A.M., 51 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 05.10.2020, fqinja e tij ka kallëzuar se ai ka kryer veprime të turpshme ndaj vajzës së saj të mitur 8 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vepra të turpshme”, “Kundërshtim i punonjësit të Policisë” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.