Durrës/ Kapet 17-vjeçari me xhepat plotë me heroinë

70

Policia e Durrësit ka arrestuar një 17-vjeçar i cili akuzohet për shitje narkotikësh.

Gjatë kontrollit fizik policia i ka gjetur të miturit me iniciale G.B, 11 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë dhe 52.000 lekë.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Sekuestrohen 11 doza me heroinë dhe një sasi parash.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, strukturat e DVP Durrës kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast në lagjen nr. 6, Durrës.

Në vijim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi G. B., 17 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 11 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë dhe 52.000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.