Dy javë në grevë urie, përkeqësohet gjendja e kritikut të Putinit, Alexei Navalny

52

Kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny, është drejt rrezikut në rritje të ‘dështimit’ të veshkave dhe shikimi i tij po përkeqësohet pas më shumë se dy javësh në grevë urie, tha të shtunën një sindikatë mjekësore, raporton Reuters.

Navalny, 44-vjeç, një kundërshtar i presidentit rus, Vladimir Putin, njoftoi një grevë urie në fund të muajit mars, në shenjë proteste ndaj asaj që ai tha se iu ishte refuzuar trajtimi i duhur i dhimbjes akute të shpinës dhe këmbës nga autoritetet e burgut.

“Gjendja e tij është me të vërtetë kritike”, tha Alexandra Zakharova, një përfaqësuese e sindikatës së Aleancës së Mjekëve, një grup që konsiderohet nga autoritetet ruse si grup i aktivistëve të opozitës.

Ajo përmendi testet e marra përmes avokatëve të Navalnyt, duke thënë se anëtarët e unionit nuk e kishin ekzaminuar vetë atë.

“Ne i kemi parë analizat, janë shumë të këqija”, tha ajo për Reuters.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016