E dënuar me 6 vite burg/ Vajza i uron datëlindjen Fjolla Morinës: Shembulli im…

71

Fjolla Morina u komentua gjatë pasi pranoi publikisht lidhjen e saj të dashurisë me biznesmenin kosovar, me të cilin u kap nga policia në kufirin e Morinës ku kishte me vete dy armë. Fisnik Syla i propozoi këngëtares shqiptare për martesë, ndërkohë që ajo ishte në arrest shtëpie dhe që nga ai moment nuk kanë munguar as deklaratat publike të dashurisë.

Teksa për Sylën nuk rëndoi asnjë akuzë, këngëtarja shqiptare akuzohet tanimë dhe për  për një tjetër vepër penale, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi u largua nga shtëpia në Kukës ku vuante dhe masën e arrestit shtëpiak.

Edhe pse është në kërkim nga Policia Fjolla po vijon jetën e saj nga arratia, ku pak kohë më parë i dha fund beqarisë si dhe vijonte të ishte tejet aktive në rrjete sociale, ndërsa tanimë është ‘zhdukur’ pa lënë gjurmë në platformat ‘online’.

Ditën e sotme ajo feston datëlindjen dhe vëmendjen e mori urimi i vajzës së saj të madhe, e cila ka bërë publik urimin e saj për nënën me anë të disa fotografive në ‘Instagram’.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @ledianna.rr

“Mami, nuk mund të tregoj se sa e bekuar ndihem duke të pasur ty në jetën time. Ti ke qenë atje për mua në çdo ulje dhe ngritje rimen. Më ke frymëzuar dhe motivuar që të jem përfaqësimi më i mirë i familjes sonë. Gëzuar ditëlindjen shembulli im! 🎊🎉❤️ Tdon Maca jote mami”, ka shkruar Lediana.

Ditën e sotme Morina mbush 42 vjeç. Ajo ka lindur më 15 Prill të vitit 1979.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.