E dhimbshme, shuhet një tjetër artist shqiptar! Koronavirusi i merr jetën piktorit të njohur

297

Pas ndarjes nga jeta të muzikantit të njohur shqiptar, Artur Kruja një tjetër artist ka ndërruar jetë po si rrjedhojë e infektimit me virusin vdekjeprurës covid-19. Mësohet se dhe piktori nga Fieri, Viktor Bullgari fatkeqësisht nuk ja ka dalë të fitojë betejën me sëmundjen.

Mediat lokale kanë shkruar se prej më tepër se 20 ditësh, Bullgari po merrte ndihmë të specializuar në një nga spitalet Covid në kryeqytet, por nuk e ka mposhtur dot koronavirusin.

“Lamturmirë mik i mire!

Sapo mora lajmin për vdekjen e mikut, shokut Viktor Bullgari.

E pa besueshme dhe ende nuk po mundem ta besojë që nuk do të jesh fizikisht në mesin tonë.

Ishe motivues në çdo aspekt për mua dhe për gjithë ata që të kanë njohur ty.

Viktori iku nga kjo jetë por la pas një pasuri dhe numër të madh veprash plot vlera për familjen e tij dhe për të gjithë bashkëqytetarët e Fierit por dhe më gjerë jashtë trojeve shqipëtare.

U prefsh në paqe shok, mik i nderuar.

Ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre që të kanë njohur.”, shkruan një prej miqve të tij në rrjete sociale.

Nuk është bërë e ditur nëse artisti vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruse./Descript.al/