E FUNDIT/ Humb jetën 38-vjeçari shqiptar, ra nga kati i 5-të i një ndërtese

253

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Gjakovë, ku një 38-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i 5-të i një ndërtese.

Sipas Express, policia po heton për të zbardhur shkaqet e incidentit.

Njoftimi i policisë

“Me datë 12.01.2021 rreth ores 16:20 Stacioni policor-Gjakovë ka pranuar informatë lidhur me një person i cili kishte rënë nga një objekt ne ndërtim e sipër nga kati i -V-të ne Rr.”Selman Riza”-Gjakovë.Patrulla ne vendngjarje ka konfirmuar incidentin. Në vendngjarje kane dalur autoambulanca ku viktimën e kanë dërguar ne Spitalin Rajonal “Isa Grezda” – Gjakovë te cilët kane konfirmuar vdekjen e viktimes . Viktima është rreth moshës 38 vjeçar nga Malisheva. Lidhur me rastin janë njoftuar te gjitha njësite përgjegjëse te cilat kane dalur ne vendin e ngjarjes si dhe prokurori kujdestar dhe inspektori i punës. Me urdhër te prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet për obduksion”

/Descript.al/