Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, duke alarmuar banorët e zonës së Qesarakës. Sipas informacioneve zyrtare nga policia, ngjarja ndodhi rreth orës 07:40, në fshatin Qesarakë.
Një mjet i parkuar në garazhdin e një pallati në pronësi të shtetasit S.N., në rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 23.01.2021, rreth orës 07:40, në fshatin Qesarakë, mjeti i parkuar në garazhdin e një pallati në pronësi të shtetasit S. N, ne rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.