E infektuar me Covid-19, Ellen DeGeneres fotografohet jashtë shtëpisë pa maskë

90

Ky vit përfundimisht nuk është vit i mbarë për moderatoren Ellen DeGeneres. Përtej mbylljes së programit prej pandemisë, moderatorja u përball edhe me akuza të rënda për keqtrajtimin e stafit. Pas hetimit të brendshëm të bërë gjatë muajve verorë, u duk se Ellen e “ri-mori” veten me nisjen e sezonit të ri televiziv.

Por, në mes të sezonit, Ellen u infektua me Covid-19. Për këtë arsye, programi i saj u ndërpre sërish duke njoftuar se do të rifillonte në janar 2021. Ndërkaq, teksa supozohej të qëndronte e izoluar në shtëpi, Ellen është fotografuar duke bërë shëtitje pa mbajtur as maskë. Ky veprim është “dënuar” jashtmase në rrjet, duke e përfshirë kështu Ellen në skandalin e saj të radhës mediatik.

/Descript.al/