E pabesueshme! Bie zjarr në fshatin më të ftohtë në botë, mendohet se është i pamundur për t’u shuar

133

Oymyakon, fshati më i ftohtë në botë, ku temperaturat janë -60 gradë Celcius, po përballet me zjarre të çuditshme, të cilat vijnë nga nëntoka.

Besohet se zjarret janë shkaktuar në nëntokë nga rrjedhja e metanit. Sipas raporteve, si pasojë e temperaturave shumë të ulëta, gazi i ngrirë për shumë mijëvjeçarë po bëhet shkak i zjarreve nëntokësorë.

Mendohet se këto zjarre janë thuajse të pamundur për t’u shuar, shkruan TheSun.

Shkencëtarët janë shumë të shqetësuar nga imazhet satelitore të zjarreve “anormale” që digjen në fshatin siberian, ndonëse ai është i mbërthyer nga dëbora dhe acari i dimrit.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.