E papritur, ndahen Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani?!

3752

Armina Melvani dhe Shkëlzen Berisha janë një nga çiftet më të komentuara në showbizzin shqiptar. Të dy janë mjaft të rezervuar sa i përket jetës së tyre private dhe ndajnë shumë pak nga momentet e tyre me publikun, ama me rasate të veçanta nuk kanë munguar asnjëherë dedikimet nga ana e tyre.

Kjo gjë nuk ka ndodhur në 30-vjetorin e Arminës, e cila nuk ka marrë një urim publik nga ana e partnerit të saj, Shkëlzen Berisha, ashtu si çdo vit tjetër.

Armina kishte ftuar miqtë më specialë në një festë “Under the sea” (nëndet) dhe është veshur si një sirenë, duke shkëlqyer nga koka tek këmbët, mirëpo nuk kishte si të mos vehej re mungesa  e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenit.

Kaq ka mjaftuar që në rrjet të nisin aludimet se Armina dhe partneri i saj po përjetojnë një krizë mes tyre. Megjithatë Shkëlzeni nga rrjetet e tij sociale fotot me blogeren. Mbetet për t’u parë nëse mes çiftit ka krisje, apo njeriu i zemrës i Mevlanit ka vendosur që ta urojë privatisht këtë herë.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016