E preku në vende intime / Flet 60 vjeçari që akuzohet se abuzoi me të miturën në Golem: E njoh prej kohësh, por…

329

Një 60 vjeçar nga Tirana ka rënë në pranga nga Policia e Kavajës në Golem, pasi akuzohet të këtë ngacmuar seksualisht në 13-vjeçare.

Vajza dhe i dyshuari abuzues, ndodheshin në plazhin e Golemit për pushime, ndërsa mësohet se janë të dy nga Tirana.

Dyshohet se ai ka ngacmuar me fjalë vajzën, dhe më pas ka kaluar edhe në veprime, duke e prekur të miturën në pjesët intime.

Ndërsa kur ka dhënë dëshminë e tij para autoriteteve, 60 vjeçari i akuzuar është shprehur:

“Unë e njoh prej kohësh, familja e saj dhe ky jetojnë në të njëjtin vend kur vijmë me pushime, nuk është e vërtetë që e kam prekur vajzën apo kam pasur tendenca për të tilla veprime.”

Nga ana tjetër, e mitura ka dëshmuar përpara grupit hetimor, se ai e ka ngacmuar dhe e ka prekur në vende intime.

(Descript.al)