E rëndë në Bulqizë! Humb jetën 10-vjeçarja, u përplas nga një automjet

67

Një aksident i rëndë është shënuar në Bulqizë, ku një vajzë 10-vjeçare, e cila u përplas nga një automjet rreth orës 18:20, ka humbur jetën.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në “Lagjen e Re” dhe drejtuesi i automjetit, me iniciale Z.Sh, ka përplasur 2 këmbësore.

E plagosura po merr kujdes shëndetësor në spital, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.