E rëndë në Kavajë, gjendet i vetëvarur në banesën e tij 84 vjeçari, mister shkaqet

45

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Kavajës, ku një 84 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e tij.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa nuk dihet arsyeja që e ka detyruar të moshuar të ndërmarrë këtë akt të rëndë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.09.2020, rreth orës  09:50, në lagjen Nr.5, tek rruga e “Ferrave”, Kavajë, në banesë, është gjetur pa shenja jete, i vetëvarur, shtetasi Sh.S., 84 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Descript.al)