E rëndë! Rrahu për vdekje dhe dogji të gjallë bashkëshorten, gjykata jep vendimin për autorin

340

Jonathann Daval, një francez i akuzuar për vrasjen e gruas së tij, është dënuar nga gjykata me 25 vite burg.

Kjo ngjarje e tmerrshme, e ndodhur në vitin 2017, tronditi mbarë opinionin publik në Francë, pasi autori ka djegur për së gjalli gruan e tij.

Trupi i djegur i Alexia Daval u gjet i hedhur në pyje pranë qytetit verilindor të Greit në muajin tetor, shkruan BBC.

Në fillim, bashkëshorti e raportoi gruan e tij si të zhdukur, por më pas pranoi se e kishte rrahur për vdekje dhe i ka djegur trupin.

Prokurorët thanë se ky ishte një krim i brendshëm i përsosur dhe kishin kërkuar dënimin maksimal, atë të përjetshëm.

/descript.al/