E rëndë! U përjashtua nga shërbimi ushtarak, vëllai dhe kushërinjtë i presin kokën 20-vjeçarit homoseksual

341

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Iran, ku një 20-vjeçar homoseksual është vrarë nga vëllai dhe 2 kushërinjtë e tij, pasi zbuluan se ishte përjashtuar nga shërbimi ushatarak për shkak të homoseksualitetit të tij.

Mësohet se 20-vjeçarit Alireza Fazeli iu pre koka në fshatin Borumi të Iranit perëndimor. Më pas, vrasësit telefonuan nënën e Alirezës për t’i dhënë që e kishin përfunduar punën, shkruan Daily Mail.

Viktima kishte aplikuar për t’u larguar nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak iranian, në mënyrë që të linte atdheun dhe të transferohej në Turqi për të jetuar me partnerin e tij, Aghil Abyat.

Vëllai zbuloi orientimin e tij seksual në momentin kur karta e përjashtimit mbërriti në shtëpi. Marrëdhënia e Alireza me të vëllanë kishte qenë shumë e veshtirë, pasi ky i fundit shpesh ankohej te babai i tyre se si ai çnderonte dhe turpëronte fisin me mënyrën e të veshurit.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.