E rrallë/ Zbulohet shpella me pikturën murale më të lashtë në botë

90

Arkeologët kanë zbuluar në Indonezi shpellën më pikturat më të vjetra në botë.

Bëhet fjalë për pikturën e një derri të egër, që besohet të jetë më shumë se 45,500 vite e vjetër, duke vërtetuar edhe një herë jetën e hershme të njerëzve në planetin Tokë.

Piktura është pjesë e një skene narrative, me duar njerëzore mbi trupin e pasmë të derrit të egër dhe ka përmasa 36 cm me 54 cm, shkruan TheIndependent.

Studiuesit besojnë se përmes kësaj pikture mund të gjejnë pështymë të mbetur në mur, pasi ajo përdorej për të ngjitur pigmentin me ngjyrë në sipërfaqe.

/Descript.al/