E tmerrshme në Bulqizë, arrestohet një 53-vjeçar pasi ngacmoi seksualisht një 14-vjeçare

150
FOTO ILUSTRUESE

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë herë në qytetin e Bulqizës, ku një burrë akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të vajzë të mitur.

Policia lokale njofton se ka arrestuar shtetasin B.L., 53 vjeç, banues në Bulqizë,  pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe.

Njoftimi i policisë:

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim, B.L., 53 vjeç, banues në Bulqizë,  pasi dyshohet se  ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe.

Materialet procedurale u referuan në  Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprën penale “Ngacmim seksual”.

(Descript.al)