E trishtë! Do bëheshin prindër për herë të parë, çifti humb jetën tragjikisht në aksident automobilistik

154

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Australi, ku një çift i ri kanë humbur jetën, si pasojë e një aksidenti automobilistik.

37-vjeçari Matty Field dhe 31-vjeçarja Kate Leadbetter ndërruan jetë pas përplasjes me një autoveturë, teksa po kalonin rrugën së bashku me qenin e tyre.

Mësohet se drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin, u largua nga vendngjarja menjëherë, ndërsa policia arriti ta kapë dhe ta arrestojë.

Kate ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe çifti do të bëheshin prindër për herë të parë, shkruan TheSun.

/Descript.al/