E trishtë! Përmbyset anija, humbin jetën 140 emigrantë

54

Të paktën 140 emigrantë me destinacion Evropën janë mbytur pasi një anije që mbante rreth 200 njerëz u përmbys në brigjet e Senegalit, kanë konfirmuar Kombet e Bashkuara.

Anija mori flakë dhe u përmbys, pak pasi u largua nga qyteti Mbour, tha Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

Rreth 60 njerëz u shpëtuan, sipas raporteve të BBC.

Besohet se emigrantët po përpiqeshin të arrinin në Evropën kontinentale përmes Ishujve Kanarinë të Spanjës.

Kjo rrugë nga Afrika Perëndimore është rritur në popullaritet që nga viti 2018.

Ky ishte incidenti më vdekjeprurësi i këtij lloji, kudo në botë këtë vit, thanë Kombet e Bashkuara.

“Ne bëjmë thirrje për unitet midis qeverive, partnerëve dhe bashkësisë ndërkombëtare për të shpërbërë rrjetet e trafikimit që përfitojnë nga rinia e dëshpëruar,” tha Bakary Doumbia, përfaqësuesi i IOM në Senegal.

Të paktën 414 njerëz dihet se kanë vdekur përgjatë kësaj rruge deri më tani këtë vit sipas IOM. Një total prej 210 viktimash u regjistruan në të njëjtën zonë në 2019-ën.

/Descript.al/