E trishtë! Zi në familjen e Aurela Gaçes, ndahet nga jeta njeriu i tyre i shtrenjtë (FOTO)

469

Këngëtarja Aurela Gaçe ka ndarë me fansat një lajm të hidhur për familjen e saj.

Ajo ka bërë një postim në InstaStory, ku ka treguar se gjyshi i bashkëshortit të saj ka ndërruar jetë.

Përmes fjalëve prekëse, Aurela dëshmoi se vajzat e saj kishin një marrëdhënie të veçantë me stërgjyshin, prandaj lajmi i ndarjes së tij nga jeta i ka trishtuar pafund.

“Qofsh i parajsës gjyshi Xhimi. Vajzat e mia e kishin stërgjysh, por ashtu e thërrisnin, si e thërriste babai i tyre. Ikja jote na hidhëroi. Ike në një kohë si kjo, kur as në spital s’mundet as ta vizitosh. Kur fëmija, gruaja, nipërit, as arrijnë të të thonë se të duan. Kjo është shumë e dhimbshme. Grace stërmbesa jote qau shumë për ty, se të njohu, shpenzoi kohë me ty e ndarja dhëmb”, shkruan Aurela.

Ajo gjithashtu ka bërë tag edhe vëllanë e bashkëshortit të saj, John Van Ride, duke i shprehur ngushëllimet më të përzemërta për këtë humbje të njeriut të dashur.

/descript.al/