E zbulojnë mediat gjermane/Angela Merkel ngarkon Edi Ramën si negociator të konfliktit mes Greqisë dhe Turqisë

207

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka zgjedhur dhe ka inkurajuar kryeministrin Edi Rama si negociator të konfliktit greko-turk.

Qëndrimin e kancelares gjermane e ka zbuluar tabloidi gjerman BILD.

BILD e cilëson kryeministrin Rama si ura lidhëse në negoiciatat mes Ankarasë dhe Athinës zyrtare.

Kryeministri i Shqipërisë, përpiqet të mbledhë rreth një tryeze  krerët e shteteve në konflikt të Turqisë dhe Greqisë. Historiku: mosmarrëveshja për ishujt në Detin Egje, e cila kohët e fundit ishte përshkallëzuar”-shkruan Bild.

BILD e ka vendosur Ramën në paragrafin përshkrues të disa nga ngjarjeve më kryesore në një rubrikë të posaçme.

Pak ditë më parë, ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu përmendi se një tryezë bisedimesh me përfaqësuesit grekë mund të zhvillohet në Tiranë në javët në zhvillim. Por, më pas ndryshoi edhe vendi i zhvillimit të takimit, i cili do të mbahet më 25 janar në Stamboll.

Greqia dhe Turqia ka pasur një konflikt të zgjatur dhe të tensionuar lidhur me hapësirat detare dhe kërkimet për pasuri natyrore në Egje.