“Edhe topi do të qajë për të zotin”/ Trajneri i Atletico Madrid kujton Maradonën, mikun e tij të paharruar

159

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka udhëhequr nga Spanja homazhet për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona.

Simeone, i cili luajti me Maradonën për Sevilla dhe ekipin kombëtar të Argjentinës, tha se fituesi i Kupës së Botës ka dhënë një kontribut të patjetërsueshëm në formësimin e futbollit në atdheun e tij, shkruan Reuters.

“Kur lindëm, ne u rritëm duke parë Diegon, teksa nisëm të luanim futboll. Ai ishte udhërrëfyesi ynë se çfarë ishte loja.”, tha Simeone.

“Një figurë mit u largua nga ne, një argjentinas që transmetoi të gjithë vargun e tij rebel për të luftuar për gjërat pozitive dhe negative, ndërsa gjithmonë shikonte përpara. Ai u transmetoi kaq shumë djemve dhe identiteti ynë i futbollit vjen vetëm duke parë atë. Në Sevilla ai më vuri dorën në qafë dhe në mënyrë fantastike më tregoi se çfarë do të thoshte të luaja për Argjentinën. Ndjej që ai do të jetë gjithmonë me ne.”, shtoi gjithashtu futbollisti.

Në fjalën e tij përmbyllëse ai tha:

“Këtë javë, edhe topi do të ndihet i vetmuar dhe do të qajë zemërthyer për zotërinë e tij.”

/descript.al/