Edi Rama nis takimin elektoral në Lezhë: Deri dje jeta ishte e mjegullt, por sot po kthjellohet

55

Kryeministri Edi Rama është ndalur ditën e sotme në Lezhë, ku ka nisur takimin elektoral me anëtarët dhe mbështetësit e PS-së.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama u shpreh se drita në fund të tunelit po zmadhohet.

“Jemi të vetëdijshëm që të respektojmë deri në fund distancën që vaksinimi të ketë sukses. Sot jemi në një situatë ku shohim se si drita në fund të tunelit po zmadhohet. Po shohim se si jeta por rikthehet përsëri. Deri dje ishte e mjegullt, por sot po kthjellohet. Sot ne si shqiptarë duhet të ndjehemi krenarë për provën e fortë të karakterit në këtë përballje që nisë që në momentin kur na ra fatkeqësia e parë. Mijëra familje mbetën në qiell të hapur”, tha Rama.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.