Edmond Stojku nxjerr zbuluar Monika Kryemadhin: LSI ka deputetë në Kuvend që i mëson si të votojnë dhe iu shkruan fjalime

116

Deputeti i opozitës parlamentare Edmond Stojku i cili doli nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim të vitit 2017, ka nxjerrë zbuluar këtë forcë politike duke theksuar se ajo ka deputetë që i instrukton dhe i mëson se si të votojnë.

Ai shpjegon se LSI ka disa deputetë në Kuvend me të cilën vijon të mbajnë kontakte.

Stojku i cili aktualisht është kryetari i grupit parlamentar “Demokraci dhe Drejtësi”, saktëson se LSI i mëson ata si të votojnë si dhe u përgatit fjalime.

“Juridikisht keni të drejtë. Të gjithë thonë se nuk janë me LSI. Disa mbrojnë ende LSI. Ka ende takime mes LSI dhe deputetëve. LSI i mëson të votojnë dhe u shkruan fjalime. Thjesht di që ngjarja ndodh. Nuk e kam në natyrë të kontrollojë gjëra që nuk i pëlqen dikujt ose dikë. Unë nuk shquhem për diversion” – tha Stojku për Report TV.

Stojku u shpreh se aktualisht nuk ka pasur asnjë ftesë nga partitë politike për kandidatë për deputetë.

Shanset fillojnë kur merr vendimin për të kandiduar. Unë kam kandiduar 5 herë. Kur merr vendimin për të kandiduar do të thotë që ke një periudhë parapërgatitore. Unë jam njeri i numrave. Në rastin konkret unë them që në 13 Kuvendet kanë kandiduar 1400 persona. Unë po punoj për të kandiduar. Unë e nis nga shtëpia e ime. Unë kam marrë votat e familjes time. Djali i madh më ka thënë se tani do të votoj. Nuk kam pasur asnjë ftesë deri tani. Atë që unë kërkoja në mendjen time kur u futa në Parlament e kam arritur. Shtysa kryesore janë familja, komshinjtë” – tha Stojku.