Vijojnë hetimet lidhur me vrasjen e Behar Sofia, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në Tiranë ku 66-vjeçari është u vra me armë zjarri me silenciator.
Burime jo zyrtare bëjnë me dije se nga pasi janë këqyrur lëvizjet e autorit në kamerat e sigurisë, të bëjnë të mendosh që ai nuk është profesionist, teksa edhe mënyra e ekzekutimit (një nga plumbat ka prekur në kofshë viktimën) shton më shumë këto dyshime.
Autori që dyshohet të jetë rreth 35 vjeç ka ndjekur Sofinë nga banesa e tij deri në vendin e ekzekutimit teksa më pas është larguar me biçikletë.
Për identifikimin e tij do të duhet shumë punë, duke marrë parasysh se ai mbante një maskë kirurgjikale dhe kapuç.
Vdekja e 66-vjeçarit ka ardhur si pasojë çarjes së aortës dhe humbja e madhe e gjakut.
Pistat e ngritura lidhur me vrasjes e Behar Sofisë, janë disa, që nga trafiku i drogës e deri tek një borxh i papaguar nga Sofia.
Behar Sofia nuk është i panjohur për policinë, pasi ai ka pasur më parë precedent penal të shumtë.
Që nga arrestimi i tij në Turqi për trafikimin e dhjetëra kilogramëve heroinë deri te arrestimi në vitin 2009, kur për kapjen e Dritan Dajtit në Durrës u vranë 4 oficerë policie.
©Copyright Descript.al
Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.