Elbasan/Tre mësues dalin me koronavirus, 18 kolegët e tyre u nënshtrohen testit

104

3 mësues të gjimnazit “Haxhi Qehaj” në Elbasan kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Sipas informacioneve të fundit bëhet e ditur se mësuesit e infektuar janë futur ne karantinë, ndërkohë që përgjigjen e tamponëve po e presin kolegët e tyre.

18 mësues të tjerë e punonjës që kanë pasur kontakt me të infektuarit, u janë nënshtruar testit për koronavirusin dhe presin të marrin vesh nëse janë të infektuar apo j, ndërsa mësimi në këtë shkollë vazhdon.