“Emisione shtërpë e ca shkarravina që bëjnë si moderatore”, me kë e ka ‘mllefin’ Ori Nebiaj?!

315

Moderatorja shqiptare, Ori Nebiaj i ka habitur të gjithë me postimin e fundit që ka ndarë në rrjetin social ‘Instagram’. Me anë të një shkrimi në ‘Instastory’ ajo ka shprehur ‘mllefin’ lidhur me emisionet e ditës së diel, e cila mesa duket e ka gjetur në shtëpi.

“Pu pu pu. E diela në shtëpi përfundimisht një torturë për sytë nëse bën ‘zapping’ në televizor. Ca emisione shtërpë dhe tallava e ca shkarravina që bëjnë si moderatore, por që shkaktojnë dhimbje sysh dhe veshësh. Ndjesë për mllefin e sinqertë, por i ka jeta dhe këto”, ka shkruar Ori krahas fotografisë.

Pas këtij statusi të gjithë janë shumë kuriozë të dinë se kujt emision i është referuar Nebiaj me termat ‘shtërpë’ dhe ‘tallava’, ndërkohë që sipas kërkimeve të Descript.al, ‘tallava’ ka qenë një nga emërtimet që është përdorur në emision ‘Dy Botë’ në Rtv Ora, i cili është ritransmetuar paraditen e sotme.

Mirëpo ende nuk dihet nëse Ori ka pasur në fokus këtë emision i cili drejtohet nga Rudina Dembacaj dhe Xhensila Pere pasi dita e diel ka një larmi programacionesh dhe në ‘Tv Klan’ e ‘Top Channel’. /Descript.al/