(EMRAT) Kapen 2 vëllezërit që vodhën argjendarinë, ja çfarë u gjeti policia në banesë

125

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 vëllezër të cilët dyshohet se janë autorë për vjedhjen e bizhuterive në një argjendari në kryeqytet në rrugën “Muhamet Gjollesha”

Arlind Spahija dhe Arvid Spahija, ranë në prangat e policisë pasi vodhën 8 mln lekë të vjetra në një argjendari.

Në kuadër të operacionit të koduar “Brothers”, gjatë arrestimit të tyre, policia gjeti dhe sekuestroi 53 gram kokainë, bizhuteritë e vjedhura një sasi parash, veshjet e përdorura gjatë vjedhjes, automjetin me të cilin janë larguar si dhe 2 aparate celularë.