(EMRAT) Përplasja me armë në Elbasan/ Arrestohen 2 persona, Çaushllari: Nuk i njoh

115

Policia e Elbasanit vijon hetimet lidhur me ngjarjen e një dite më parë, ku rreth orës 11:50, në lagjen “Emin Matraxhiu” gjatë një konflikti të çastit mes dy drejtues automjetesh pati shkëmbim zjarri.

Këtë të enjte bëhet me dije se janë arrestuar 2 persona, Feliks Filaj, 21 vjeç, banues në Elbasan, pasi akuzohet për për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje” dhe Ersi Cekani, 21 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzim krimi”.

Gjithashtu është shpallur në kërkim Armand Ceveli, 21 vjeç, banues në Elbasan si dhe Migert Qosja.

Gjatë ditës së djeshme u vunë në pranga shtetasi Elvis Koçi (Çaushllari), 28 vjeç, banues në Elbasan, që mbeti dhe vetë u plagosur pas ngjarjes, dhe që mendohet se ka qenë shënjestër e këtij atentati të dështuar.

Nw dëshminë e tij e në polici Çaushllari është shprehur se nuk ka konflikte me askënd, e se nuk nuk i njihte personat që e sulmuan.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mesditën e djeshme, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, ku gjatë një konflikti të çastit mes dy drejtues automjetesh u përdorën dhe armë zjarri, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, vënia në pranga e njërit prej autorëve dhe shpallja në kërkim e një tjetër autori. Si rezultat i veprimeve hetimore të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, nga specialistët për Hetimin e Krimit kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. F.F., 21 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
  1. E.C., 21 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzim krimi”.

Gjithashtu, si rezultat i këtyre hetimeve është shpallur në kërkim policor, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje” shtetasi A. C., 21 vjeç, banues në Elbasan. Vijon puna për kapjen e tij dhe për kapjen e autorit tjetër, shtetasi M. Q.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.