(EMRAT) Personalitetet mbi 80 vjeç, që sot u vaksinuan në “Air Albania”

577

Ashtu si edhe ishte paralajmëruar, këtë të diel ka nisur në stadiumin “Air Albania” vaskinimi anti-covid i personaliteteve mbi 80-vjeç.

Në ambientet e vaksinimit kanë mbërritur Margarita Xhepa, Trnka Kurti, Aleksandër Meksi, Alfred Moisiu dhe të tjerë, por këto personalitet nuk do të jenë të vetmet që do të vaksinohen gjatë ditës së sotme.

E para që kreu injektimin ishte aktorja Tinka Kurti, duke vijuar me këngëtarin Sherif Merdani. E më pas ish-kryeministri Aleksandër Meksi.

Pak ditë më parë Kryeministri Edi Rama është shprehur se do nisë vaksinimi për një numër tjetër të moshuarish që janë personalitete, në mënyrë që t’i mbajmë sa më mirë e jo thjesht të kujtohemi kur vdesin e të mbajmë fjalime.

Selektivitet është cilësuar ky vendim i Ramës që nxiti shumë polemika jo vetëm në fushën e politikës por edhe te qytetarët e thjeshtë.

Deri në këto moment janë vaksinuar: Tinka Kurti, Sherif Merdani, Aleksandër Meksi, Pirro Milkani, Alfred Moisiu, Margarita Xhepa, Roza dhe Dhimiter Anagnosti.

©Copyright Descript.al

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.