Policia e Durrësit ka ndaluar një 23-vjeçar nga Korça, i shpallur në kërkim dhe i dënuar me burg për veprën penale të “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.
Blutë e Durrësit bëjnë me dije se kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit, Kristjan Stojani, 23 vjeç, banues në Korçë.
Gjykata e Shkallës së Parë Korçë e ka dënuar 23-vjeçarin me 3 vjet, 5 muaj e 10 ditë burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, të cilën e ka konsumuar në vitin 2016, në Korçë.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin Kristjan Stojani, 23 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë e ka dënuar me 3 vjet, 5 muaj e 10 ditë burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, të cilën e ka konsumuar në vitin 2016, në Korçë.
(Descript.al)