(EMRI) E sollën sot pasdite me urgjencë në Spitalin e Traumës, ndërron jetë kirurgu i njohur

160

Kirurgu në Spitalin e Lezhës, Qesk Gjergji, i cili u aksidentua pasditen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë ku u soll me urgjencë si pasojë e plagëve të rënda të marra nga aksidenti fatal.

Aksidenti ndodhi pasditen e sotme në afërsi të fshatit Balldre, ku kirurgu po drejtonte automjetit dhe humbi kontrollin duke dalë nga rruga.

Ndonëse u dërgua me urgjencë në spital, nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda që i shkaktoi aksidenti.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.